Kosovës po i vdesin yjet

05 qershor 2024 | 20:55

Sot u largua për në botën e përjetshme edhe legjenda e hendbollit Aziz Makiqi! Vdekja e tij tronditi jo vetëm komunitetin e hendbollit dhe në përgjithësi sportin.

Një hendbollist që shkëlqeu në vitet e 80-ta dhe sot konsiderohet lojtari më i miri i të gjitha kohërave.

Aziz Makiqi i bashkohet në botën e përjetshme të papërsëritshmeve, legjendës së futbollit Fadil Vokrri, legjendës së boksit Xhevdet Peci, trajnerin më të madh Lah Nimani (boks) e emrave të tjerë.

Makiqi, edhe sot gjeneratat e vjetra kujtojnë lojërat e tij, i cili e kishte të veçantë të së godituri nga vija e 9-shit dhe trandte klubet e mëdha ish jugosllave.

Muaj qershor që besa edhe maj, janë të kobshëm, pasi që me 9 qershor të vitit 2018, Vokrri ikë papritur në botën e përjetshme, kohën kur ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Iku dy vite pasi e ndërkombëtarizoi futbollin e Kosovës.

Xhevdet Peci më 9 maj të vitit 2021 papritur ikë në botën tjetër, me zemër të thyer dhe i dëshpëruar, që e lanë me 90 euro pension, një yll që nuk lind më Kosova.

Një boksier i kategorisë së rëndë, një nokautues dhe që jetonte Kosova me meçet dhe grushtin e hekurt të tij. Kur dilte në ring kundërshtarët i kapte tmerri ende pa i afruar Xhevdet Peci.

Yje po vdesin por veprat e tyre kurrë nuk do të vdesin, gjithmonë do të janë të pranishëm dhe krenari për kombin shqiptar.

Tre të mëdhenj në botën e përjetshme por që lumturuan popullin shqiptar të Kosovës në vitet e 80-ta, me lojëra dhe fitore!

Të papërsëritshmit e sportit, kurrë nuk do të vdesin gjithmonë do të janë në zemrat e dashamirëve të sportit. (Marrë nga faqja e K.G).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha një intervistë për Debat…