Haaland: Kam edhe tri vjet kontratë me Cityn

06 qershor 2024 | 11:10

Erling Haaland e sheh te ardhmen e tij në skuadrën e Manchester City. Duke folur për “TV2”, sulmuesi norvegjez ka deklaruar se ka pasur dy vite shumë të mira në klubin anglez, derisa ka kontratë edhe për tri vite të tjera.

“Kam pasur dy vite fantastike te Manchester City, më kanë mbetur edhe tri vite të tjera. Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them. A po zhvillohen negociata? Kjo është gjithçka që mund të them, kjo që sapo thashë”, ka deklaruar Haaland.

Ylli norvegjez u transferua në Manchester City nga Borussia Dortmund, verën e vitit 2022 për 51 milionë stërlina. Ai ka ende tri vite në kontratën ekzistuese (deri më 30 qershor 2027).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë njëri ndër piktorët…