Konjufca: BE-ja po do me zor me ia marr kompetencën Kosovës për draftin e Asociacionit

06 qershor 2024 | 12:38

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian (BE) për të propozuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur të enjten.

“Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrimin, atëherë i bie që do me ia marr me zor kompetencën shtetit të Kosovës, kjo është e pamundshme, në relacionin që kemi me BE-në”.

“Kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimit Evropian për me propozuar një draft zyrtar, i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca tjera”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për…