Gashi: Kurti i bëri dëme të mëdha Kosovës, tash po provon të ofrojë opsione për Asociacionin

06 qershor 2024 | 12:44

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj vet draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit është duke provuar të ofrojë opsione tjera, siç është ai për dërgimin e draftit të propozuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në Komisionin e Venecias.

“Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi. /EO

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Ruhot të Pejës është…