Foli me Radojiçiqin, Konjufca: Nuk dyshoj në Kusari-Lilën për tradhti kombëtare

06 qershor 2024 | 12:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se janë duke u publikuar me sekuenca qysh po i konvenon dikujt.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca ka thënë se Radojiçiqi, ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.

“Po flas meqenëse si kryetar i Kuvendit, po flas për të si deputete dhe jo si anëtare e koalicionit apo që ka partneritet me LV-në. Personalisht t’ju them nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila. Nuk kam asnjë dyshim që është tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre. Mund ta quani në një emër tjetër, ndoshta gabim, ndoshta pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çfarë më tregon mua, kjo është vetëm vazhdimësi dhe vazhdim i tjerrjes së një rasti të para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt. Për mua më tronditës është kjo se sa baza e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, ka thënë Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albion Rrahmani ka impresionuar me fanellën e Rapid Bukureshtit, duke…