Krasniqi: Veprimtaria e akademik Ferrit do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit

06 qershor 2024 | 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Ferrit.

Krasniqi ka thënë se veprimtaria e tij e shquar artistike dhe intelektuale do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit dhe kulturës sonë kombëtare.

“U pikëllova nga lajmi për vdekjen e akademikut dhe piktorit tonë të mirënjohur, Rexhep Ferri. Veprimtaria e tij e shquar artistike dhe intelektuale do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit dhe kulturës sonë kombëtare. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e akademik Ferrit. Kujtimi për të do të jetojë përherë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skulptori Sabri Behramaj ka punuar skulpturën e Leotrimit të ndjerë,…