Sylvinho nuk i beson formës së Italisë: Janë kampionët në fuqi, do jetë e vështirë

06 qershor 2024 | 14:20

Shqipëria do të luajë nesër një tjetër miqësore ndaj Azerbajxhanit, që është dhe prova e fundit para startit të Evropianit. Në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho  theksoi se llogaritë finale do të bëhen pas kësaj miqësoreje, pas këtij takimi do të nisin punën për të përgatitur sfidën e parë kundër Italisë. Trajneri i Kombëtares nuk i beson krizës së Italisë, pasi në fund të fundit janë ende kampionë në fuqi.

“Është miqësorja e dytë. Kjo është shumë e shpejtë për ne, është për të gjithë në fakt. Brenda 5 ditësh zhvillojmë ndeshjen e dytë. Nuk e di se çfarë skuadre do të zbres në fushë kundër Italisë. Në këtë miqësore do t’i japim minuta disa lojtarëve që nuk kanë luajtur, të provojmë disa gjëra të reja, por ky është një proces shumë i shpejtë. Italia është e fortë. Është një grup i fortë, i bukur. Ne duhet të shijojmë këtë moment, kualifikimin për herë të dytë në Evropian. Italia është kampione e Evropës në fuqi, do të jetë e vështirë. Pas miqësores me Azerbajxhanin ne do të bëjmë vlerësimet tona, për të përgatitur sfidën kundër Italisë”, ka thënë Sylvinho.

“Lista finale? Nesër do të vendosim për listën finale. Kemi dhe një ditë kohë”, ka shtuar ai.

“Cili është plani B në vend të Asanit? Asani është një lojtar që ka 4-5 muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare. Ai po stërvitet mirë, është mirë fizikisht. Kemi edhe opsione të tjera që mund të bëjnë atë rol. Asani do të luajë edhe kundër Azerbajxhanit, kjo është e sigurt”, deklaroi Sylvinho për mediat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij dëshmitari Nuhi Bytyçi, ka pohuar se…