Kompany kundër shitjes së Daviesit

06 qershor 2024 | 14:52

Trajneri i ri i Bayern Munchen, Vincent Kompany i ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se e dëshiron në skuadër mbrojtësin e majtë, Alphonso Davies.

Davies tani ka vetëm një vit në kontratën e tij me Bayernin dhe Real Madrid është klubi që ka shfaqur më shumë interes për transferimin e tij.

Megjithatë, sipas “Bild”, Bayerni po përpiqet në çdo mënyrë të rinovojë kontratën e lojtarit. Raundi i parë i bisedimeve me agjentin e Alphonso Davies u zhvillua në Munich, ende nuk ka një marrëveshje mes palëve, por klubi bavarez është i gatshëm të rrisë ofertën e pagës me 13 milionë euro në sezon për ta bindur atë të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nga pikëpamja teknike dhe ushtarake, ne jemi padyshim gati”. Deklarata…