VIDEO VIRALE | Era e fortë në Kinë ‘fluturon’ në ajër çadrën dhe pronarin e restorantit

06 qershor 2024 | 21:03

Një burrë kinez “fluturoi” nga era e fortë në Langfang, në Provincën Hebei të Kinës, ndërsa përpiqej të kontrollonte një çadër të madhe.

Videoja, e cila është bërë virale, tregon burrin që shtyhet së bashku me çadrën nga erërat e forta.

Videoja ka qarkulluar në internet, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve anembanë botës dhe duke i bërë ata të qeshin.

Fillimisht e postuar në Instagram nga The Weather Channel dy ditë më parë, videoja tregon kaosin që ndodh teksa erërat përshpejtohen papritur.

Në fillim, një tendë shihet duke u rrëzuar nga era, ndërsa karriget rrëshqasin përreth.

Në mes të këtij kaosi, ajo që kap vëmendjen e shikuesve është momenti kur një burrë shihet duke u shtyrë nga era e fortë së bashku me çadrën e tij të madhe . Videoja tregon burrin duke balancuar me aftësi mbi bazën e çadrës, duke u përpjekur ta sigurojë atë në mes të erërave të forta.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të siguruar çadrën, forca e madhe e erës largon të dy, burrin dhe çadrën. Për fat të mirë, burri nuk u lëndua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e vjetër në Rezallë, nuk jeton më. Por,…