Gazetari Avxhiu tregon për shqiptarin e vrarë pas zbarkimit në Normandi si pjesë e trupave të aleatëve

06 qershor 2024 | 19:50

Bota demokratike sot ka shënuar 80 vjetorin e “Ditës”, kur mijëra ushtarë amerikanë e britanikë zbarkuan në plazhet e Normandisë një ngjarje shumë e rëndësishme që më pas i ra fund Luftës së Dytë Botërore me rënien e nazizmit.

Por, në ushtrinë e aleatëve ka pasur edhe shqiptaro-amerikan.

Një prej tyre ka qenë George Joseph, për të cilin ka treguar gazetari Ruben Avxhiu.

“Shqiptaro-amerikani që u vra pas zbarkimit në Normany Sot, kur bota demokratike feston 80-vjetorin e “Ditës D” (D-Day) kur mijëra ushtarë amerikanë e britanikë zbarkuan në plazhet e Normandisë, duhet të kujtojmë se mes tyre kishte edhe shqiptaro-amerikanë. Të paktën një prej tyre, George P. Joseph, ra dëshmor pak muaj më vonë, në 22 shtator 1944”.

“Ai prehet sot në Memorialin dhe Varrezën Epinal, në Francë. Pesë vjet më parë, një nip i tij nga Pennsylvania udhëtoi në Francë në kuadrin e përkujtimit të Ditës D dhe bëri këtë fotografi pranë varrit të tij. Ai udhëtoi në vend të nënës së tij Shega, që është motra e shqiptaro-amerikanit të vrarë. Për trimërinë e treguar në luftë, George P. Joseph është nderuar pas vdekjes me medaljet e Zemrës së Purpurt dhe Yllin e Bronxit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgim…