Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 31 gradë

07 qershor 2024 | 09:10

Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë parashihet ditën e premte. Vranësirat mund të zhvillohen përreth zonave malore gjatë ditës, por se nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 29C e 31C.

Frynë erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 2-4m/s, njofton Prishtina Weather.

Në fundjavë parashihet mot edhe më i nxehtë me maksimale deri në 32C e 34C. Do të ketë më shumë intervale me diell.

Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, e nuk përjashtohen mundësi që më pas nga mbrëmja të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e hënë, më vonë pasdite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 1 milion € i ka shpenzuar Kuvendi i Republikës…