Celtics ‘dërrmon’ Dallasin në finalen e parë

07 qershor 2024 | 11:12

Boston Celtics ka shënuar fitore të madhe ndaj Dallas Mavericks, në ndeshjen e parë të serisë finale në NBA.

Celtics triumfuan me rezultat 107-89 kundrejt Dallasit, në takimin që u zhvillua sot në mëngjes me kohën tonë lokale.

Megjithëse, Luka Donçiqi shkëlqeu me 30 pikë, 10 kërcime dhe një asistim, nuk mjaftuan që t’ia shmangte humbjen ekipit të tij.

Në anën tjetër te Bostoni shkëlqyen dyshja, Jaylen Broën, me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, teksa Kristaps Porzingis me 20 pikë dhe gjashtë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia e ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve për Kampionatin…