​Drafti i Lajçakut në Komisionin e Venecias, Osmani thotë se Kurti nuk ia prezantoi këtë ide

07 qershor 2024 | 14:58

Pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që drafti i propozuar nga emisari Miroslav Lajçak të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se ende nuk iu është prezantuar një ide e tillë.

Osmani ka thënë se kurdo që i prezantohet institucionit të presidentes kjo ide do të shqyrtohet. Nëse sipas saj vlerësohet se kjo e ndihmon Republikën e Kosovës, nuk ka asnjë arsye që mos të përkrahet.

“Nuk kam pa ide të tillë të prezantuar formalisht. Kurdo që prezantohet te institucioni i presidentes si kreu i shtetit dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme e shqyrtoj dhe pastaj ju njoftoj…… Idetë që prezantohen në media nuk mund t’i shoh si formalisht të prezantuara. Sipas kushtetutës dhe komentarit të kushtetutës përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit si udhëheqëse e politikës së jashtme. Pra kurdo që prezantohet një ide e tillë do ta shqyrtoj por mendoj se është me rëndësi që çdo propozim e ide të analizohet vetëm në kontekst të interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nëse e vlerësojmë se kjo e ndihmon Republikën e Kosovës natyrisht se nuk ka asnjë arsye që mos të përkrahet por duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sërish i ka…