E akuzoi se negocioi lirimin e spiunëve të BIA-s, Osmani kërkon nga policia dhe prokuroria të marrin masa ndaj Elezit

07 qershor 2024 | 15:02

Këshilltari për medie i presidencës, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj një deklarate që sot ka bërë analisti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ky i fundit ka thënë  se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjskës.

Statusi i Elezit në “Facebook”, sipas Kupinës është një gënjeshtër e kulluar.

Madje, ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është duke përgatitur një padi ndaj Elezit derisa u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Kupina në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që drafti…