Më 12 qershor 2024, në orën 15:00, përurohet ‘Kulla e Lirisë’ në Krushicë të Epërme të Suharekës

08 qershor 2024 | 12:12

“Më datën 12 qershor 2024, ora 15:00, një moment historik do të shënohet në qytetin e Suharekës: përurimi i Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme. Kjo ngjarje e madhe do të mbahet nën patronatin dhe mbikëqyrjen e kryetarit të Suharekës, z.Bali Muharremaj”, kështu ka bërë të ditur, anëtari i këshillit organizativ të këtij manifestimi.

“Komandant, projekti yt për kullën u bë realitet”, ka shkruar ndër tjera në njoftimin e tij, nipi i komandantit të ndjerë Haqif Kadriajt.

Njoftimi i plotë:

Përurimi i Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme

Të nderuar dhe shumë të respektuara, familje të dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve,

Të dashur miq, familjarë dhe të gjithë qytetarë të Suharekë.

Më datën 12 qershor 2024, ora 15:00, një moment historik do të shënohet në qytetin e Suharekës: përurimi i Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme. Kjo ngjarje e madhe do të mbahet nën patronatin dhe mbikëqyrjen e kryetarit të Suharekës, z.Bali Muharremaj.

Ky moment është më shumë se një festë lokale, është një akt që shënon rikthimin e një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit. Kulla e Lirisë, një simbol i fuqishëm i identitetit dhe rezistencës së popullit, do të kthehet në qendër të vëmendjes dhe respektit të komunitetit dhe të të gjithë atyre që do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit.

Gjatë ceremonisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më mirë me historinë dhe rëndësinë e Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme. Aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike do të shoqërojnë përurimin, duke e bërë atë një festë të vërtetë për të gjithë qytetarët.

Njeriu që e deshi më së shumti këtë kullë sot nuk është prezent fizikisht në mesin tonë, por sot e kam vetëm një mesazh për axhën Haqif që çdo ditë është në zemrat dhe mendjet tona “Komandant, projekti yt për kullën u bë realitet”.

Ju mirëpresim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 maj 1999, forcat serbe vranë profesorin e njohur,…