Listës Srpska s’i jepet fjala në Kuvendin panserb në Beograd, Vuçiq jep arsyet

08 qershor 2024 | 16:32

Krerët e Listës Serbe sot kanë qëndruar për një vizitë në Beograd ku janë pritur nga kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic.

Në njoftimin e publikuar për media nga vetë Lista Serbe, thuhet se në diskutimin që kanë pasur me kryeministrin serb, Vuçeq iu ka thënë qartazi që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë” dhe se do të bëjë gjithçka “për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb me përkrahjen e presidentit Aleksander Vucic”.

Lidhur me serbët e Kosovës ka folur sot edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili bashkë me kreun e “Republika Srpska”, Millorad Dodik, e kanë mbajtur të ashtuquajturin kuvend ‘panserb”.

Vuçiqka thënë se serbëve nga Kosova nuk iu është dhënë fare fjala në këtë takim, meqë siç është shprehur Vuçiq “ata janë pjesë e Serbisë dhe kanë përfaqësues në presidencë dhe në qeveri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka akuzuar Ukrainën për bombardimin e territoreve lindore të…