Blend Baftiu prezantohet te Llapi

08 qershor 2024 | 19:09

Mesfushori ofanziv, Blend Baftiu është anëtari i ri i Llapit.

Skuadra llapjane të shtunën pasdite konfirmoi transferimin e Baftiut. Ai deri më tani ishte te Drita, ndërsa më herët është paraqitur me sukses edhe te Ballkani.

Me transferimin e Baftiut, Llapi ka konfirmuar se ka synime të mëdha edhe për edicionin e ardhshëm. Llapjanët tashmë kanë vazhduar kontratën me disa lojtarë, ndërsa kanë nisur edhe me transferime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të…