Komuniteti LGBTIQ+ mban `Paradën e Krenarisë`

08 qershor 2024 | 19:22

Nën moton ‘Kemi qenë dhe do t’jemi’, në Prishtinë u mbajt ‘Parada e Krenarisë’.

Edicioni i tetë i ‘Javës së Krenarisë’, u përmbyll me thirrjen për mbështetjen e personave LGBTIQ+, për sfidat që thonë se janë duke u përballur si pasojë e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja.

“Ideja është që të tregojmë solidaritet më gjithë ata që vazhdojnë të jenë në një pozitë të pafavorshme. Kërkesa primare është ndërtimi i strehimoreve pasi shumë pjesëtarë të komunitetit jetojnë në ambiente të pasigurta. Pastaj kodi civil ku çdo vonesë përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu, edhe ligji për gjendjen civile, ligji mbi shëndetin mendor”, tha aktivisti Blert Morina.

“Kjo paradë e afirmon diversitetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Disa janë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë”, theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe gjatë javës janë mbajtur aktivitete të ndryshme që për synim kanë ngritjen e vetëdijen kolektive për orientime të ndryshme seksuale, dhe të adresojë sfidat me të cilat përballen personat LGBTIQ+, të luftojë diskriminimin dhe të kenë trajtim të pabarabartë në shoqëri.

Parada e Krenarisë përmbyllet me koncertin “Krejt Bashkë”.

Në Paradë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë më ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku si dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren Albulena Haxhiu, deputetë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin…