Kryeministri Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2024”

08 qershor 2024 | 20:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe studentë e aktivistë.

Këtë herë, edicioni i 24-rt i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Kryeministri pati mundësinë të shohë nga afër botime të vjetra e të reja të paraqitura përgjatë këtij panairi e ku veçanërisht vlerësoi botuesit dhe autorët vendas.

Dita e fundit e panairit është ajo e nesërmja. Kryeministri Kurti i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë përpara mbylljes së të dielës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në paradën e krenarisë në Prishtinë janë e cila po…