Moti sot me temperatura deri në 33 gradë celsius

09 qershor 2024 | 08:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot parashihet  të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas njoftimin të këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur të shtunën mbështetjen…