Osmani: Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare

09 qershor 2024 | 11:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në ‘Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit’.

Osmani ka shkruar në Facebook se Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare.

” ‘Xhamadani vija-vija’ dhe ‘Mora fjalë’, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e ndërprerë për shkak të shiut ka vazhduar sot…