Zyrtare: Jean-Michel Cavalli, trajner i Prishtinës

09 qershor 2024 | 13:45

FC Prishtina ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin Jean-Michel Cavalli.

Francezi që ka drejtuar shumë skuadra të mëdha, përfshirë Lille, FC Paris e Al Nassr do të tentojë ta rikthejë skuadrën nga kryeqyteti në nivelin më të lartë, pra në Evropë si dhe të garojë për titullin kampion.

Për faqen zyrtare të Prishtinës, Cavalli ka deklaruar se është bindur nga projekti ambicioz dhe ndihet i kënaqur me nivelin e ligës kosovare.

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër”.

“Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As edhe një gram diplomacia nuk po ia njeh kësaj…