Vuçiqi: Duhet një zgjidhje kompromisi për Kosovën

09 qershor 2024 | 15:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se siç ka thënë ai “nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka”.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Die Weltwoche”, Vuçiqi ka thënë se çështja e Kosovës kërkon një kompromis dhe se në procesin e negociatave i janë afruar një zgjidhjeje të tillë, por se nuk është arritur sepse siç pretendoi ai “Kosova nuk i përmbush obligimet e saj”, raporton “Tanjug”.

Vuçiqi ka thënë se tani nuk ka as bisedime,  dhe se sipas pretendimeve të tij, “Beogradi është gjithmonë i gatshëm për dialog”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…