Ukraina thotë se goditi një nga avionët luftarakë më të avancuar të Rusisë

09 qershor 2024 | 15:45

Ukraina tha të dielën se forcat e saj goditën një avion luftarak ultra-modern rus të stacionuar në një bazë ajrore gati 600 kilometra nga vijat e frontit.

Kjo pasi aleatët e saj perëndimorë lejuan Kievin të përdor armët e tyre për sulme të kufizuara brenda Rusisë.

Shërbimi kryesor i inteligjencës ushtarake i Kievit ndau fotografi satelitore që tha se tregonin pasojat e sulmit.

Nëse ajo që u tha konfirmohet, kjo do të shënonte sulmin e parë të suksesshëm të njohur të Ukrainës në një avion luftarak Su-57.

Avioni ushtarak i cekur më lartë është i lavdëruar si më i avancuari që e ka Moska, shkruan ABC News. Sulmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania autorizuan kohët e fundit Ukrainën për të goditur disa objektiva në tokën ruse me armët me rreze të gjatë që po i furnizojnë Kievit.

Ukraina ka përdorur tashmë armët amerikane për të goditur brenda Rusisë nën udhëzimet e miratuara rishtazi nga presidenti amerikan Joe Biden.

Njeriu që udhëheq ShBA-në, lejon përdorimin e armëve amerikane për qëllimin e kufizuar të mbrojtjes së Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, hodhi votën…