Pronari i ri i Unitedit takohet me ish-trajnerin e Bayernit

09 qershor 2024 | 17:12

Një lajm i bujshëm ka ardhur së fundmi nga Britania e Madhe, me pronarin e ri të Man. Utd, SIR Jim Ratcliffe që është takuar me ish-trajnerin e Bayern Munich dhe Chelsea, Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman e mbylli me Bayern-in në fundin e këtij sezoni dhe zërat për një kalim të mundshëm në radhët e “Djajve të Kuq” është përfolur prej kohësh.

Sun Sport” raporton se ky takim ka ndodhur pikërisht për të ardhmen e stolit të United, me pronarin e ri që duket se ka gati një projekt me Tuchel në krye.

E ardhmja e Erik Ten Hag pritet të zbulohet në ditët në vijim, me mediat në Angli që besojnë se shkarkimi i holandezit do të vijë shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar…