Kombëtarja kuq e zi mbërrin në Gjermani! Pritje fantastike nga tifozët e vegjël (Video)

09 qershor 2024 | 18:03

Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grazi i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në vendin ku do të organizohet Euro 2024 (14 qershor-14 korrik).

Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në qytet, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare, ndërkohë që iu rezervua një pritje zyrtare në aeroportin e Dyseldorfit e organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu. Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë”, tha Armand Duka.

Shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë më pas edhe në hotelin që tashmë është shndërruar në bazën kuqezi të Euro 2024, Sportcentrum Kaizerau.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kroacisë është nisur drejt Gjermanisë për t’i zhvilluar…