Aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

09 qershor 2024 | 19:08

Një aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë ka lënë të lënduar tre persona.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refuzimi i Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin…