Vetura godet biçiklistin 14-vjeçar në Suharekë, i shkaktohen lëndime të rënda

09 qershor 2024 | 19:12

Një 14-vjeçar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete mbrëmë në Dobërdelan të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se çiklisti i mitur është dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës”.

“Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se numri i bashkatdhetarëve…