Kurti del me statistika: Ky është viti i integrimit të komunitetit serb

09 qershor 2024 | 20:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Ai po ashtu ka thënë se janë hapur 159 biznese në zyrat e sapo hapura të Agjencisë së Regjistrimit.

Kurti ka thënë se kjo është rezultat i punës konstuktive në mes Qeverisë dhe qytetarëve.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti.

https://x.com/albinkurti/status/1799857636076105798

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shënuar 25-vjetori i Kampit ushtarak amerikan Bondsteel, i cili…