Verstappeni dominon në Kanada

10 qershor 2024 | 10:37

Është padyshim favorit për të fituar titullin e 4-t kampion bote, në Formula 1. “Tulipani” holandez, Max Verstappen ka fituar edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1, me pilotin e “RedBull”, që la pas britanikët Lando Norris të “McLaren” dhe George Russell, të “Mercedes”, të cilët përfunduan podiumin, duke e çuar diferencën me Leclerc, në 56 pikë.

Në një nga garat më emocionuese të kohëve të fundit, e cila kishte dy situata me makinë sigurie, në pistë të lagur dhe të thatë, dhe disa liderë në cirkuitin Gilles Villeneuve, piloti i skuderisë së “RedBull” e kaloi vijën e finishit tri sekonda para mikut të tij anglez.

Një pasdite katastrofike për pilotët e “kokëkuqes”, me skuderinë italiane që pa të tërhiqeshin Charles Leclerc, fitues dy javë më parë në Monako, dhe Carlos Sainz, por edhe për meksikanin Sergio Perez, i cili gjithashtu braktisi garën vetëm pak ditë pasi rinovoi kontratën me “RedBull”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kualifikimin e arritur në “Euro…