Besa rikthen Sheqerollin

10 qershor 2024 | 12:31

Klubi i rithemeluar Besa nga Peja, ka njoftuar se me kthimin e saj do të vijnë edhe përforcime, siç është ai i lojtarit, ish-kapitenit të dikurshëm të kësaj skuadre Donat Sheqerollin. FC Besa ish-lojtarin e saj e pret me moton: “Ku është Besa është Sheqa”.

“Ku o Besa, o Sheqa! Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë me të ri, Donart Sheqerollin. Shumë nga ju e njihni si lojtar të skuadrave elitare të futbollit tonë si Besa, Liria, Vëllaznimi, Feronikeli dhe plot skuadra tjera, ai është fitues i Kupës së Kosovës me KF Besën. Pas bisedimeve ai besoj në projektin tonë afatgjatë dhe me synime të qarta, Sheqa vjen si krijues i një mesfushe të bukur dhe të fuqishme, bashkë me Sheqën synimet tona tash janë të qarta. Mirë se vjen në familjen tonë të madhe Doni”, thuhet në njoftimin nga FC Besa.

Vlen të theksohet se ekipi futbollistik Besa për shkak të problemeve financiare ka qenë buzë shuarjes por sipas klubit tani gjendja është stabile, duke transferuar një numër të madh të lojtarëve cilësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysma e skuadrës së Anglisë së drejtuar nga trajneri Gareth…