Dhjetë futbollistë largohen nga Prishtina

10 qershor 2024 | 15:00

FC Prishtina në edicionin 2024/2025 pritet të ketë fytyrë tjetër sa i përket ekipit. Deri tash ka pasur ndryshime në shtabin teknik ku në vend të Emannuel Egbo ka ardhur Jean-Michel Cavalli, kurse dhjetë futbollistë janë larguar nga klubi kryeqytetas.

Një revolucion i madh po ndodh në skuadrën e Prishtinës. Pas largimit të trajnerit Emannuel Egbo dhe ardhjes së trajnerit të ri Jean-Michel Cavalli, nga kjo skuadër të hënën e kanë konfirmuar largimin shumë futbollistë që ishin bartës të lojës në edicionin e fundit. Futbollisti Muhamed Useini ka konfirmuar largimin pas dy vjetësh në klubin kryeqytetas.

“Faleminderit FC Prishtina për dy vite të mrekullueshme, për momentet e mira dhe ato më pak jo të mira Faleminderit presidentit, drejtorëve, stafit, trajnerëve me të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve dhe tifozëve ‘Plisat’ për gjithë mbështetjen e madhe të dhënë. Nga zemra ju uroj shumë suksese në kampionatet në vazhdim”, ka thënë Useini. Pas dy vjetësh nga skuadra “bardhekaltër” është larguar edhe mesfushori luftarak, Kushtrim Gashi: “Faleminderit Prishtinë, nga sot rrugët tona ndahen. Dëshiroj të falënderoj stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët që pata mundësin të punoj për dy vite me ta, po ashtu respekt të veçantë për tifozerinë ma të zjarret shqiptare ‘Plisat’”.

Me pak rreshta në profilin e vet në “Facebook”, largimin e bëri të ditur Hasan Hyseni: “Nga sot nuk do të jem pjesë e FC Prishtina. Falënderoj kryesinë, trajnerët dhe të gjithë bashkëlojtarët për kohën që kaluam se bashku ishte kënaqësi”. I katërti futbollistë që konfirmojë largimin nga skuadra e Prishtinës është mbrojtësi më përvojë të madhe Egzon Sinani. “Tani edhe shumë pak kohë përfundon misioni me ekipin e kryeqytetit Prishtinën, faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur në çdo ekip, faleminderit kryesisë dhe të gjithëve atyre që ishin pjesë e klubit! Çdo punë bëhet me sakrificë dhe mund unë do të ju njoftoj për marrëveshjen e dy anshme edhe pak kohë! Me respekt për çdo futbolldashës!”, ka shkruar Sinani.

Largimin e dhjetë futbollistëve dhe dy trajnerëve e ka konfirmuar edhe Prishtina në faqen zyrtare. “Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mërgim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu. Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi.

FC Prishtina u është mirënjohëse gjatë angazhimit në ekipin tonë, i falënderojmë përzemërsisht dhe u urojmë sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës bardhekaltër. FC Prishtina kampionatin e mbylli në vendin e pestë me 49 pikë, kurse arriti deri në finale të Kupës ku hupi pas penalltive nga Ballkani.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një tryeze diskutimi me…