Shtyhet edhe për dy ditë afati për paraqitjen e provimit të maturës

10 qershor 2024 | 16:31

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MSHTI) ka njoftuar të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për paraqitjen e provimit të maturës, afati për aplikim do të shtyhet deri më datë 12 qershor në orën 24:00, kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13 qershor në orën 14:00.

Deri më tani, përmes platformës “e-Kosova” kanë aplikuar për provimin e maturës 17 mijë e 460 nxënës, kurse 15 mijë e 639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatorët e shkollave.

“Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI. “Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”, ka njoftuar MAShTI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skulptori i njohur Sabri Behramaj, në ditën e çlirimit të…