Provokim i Putin? Avionët ushtarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Finlandës

10 qershor 2024 | 21:32

Një avion ushtarak rus raportohet se ka shkelur hapësirën ajrore finlandeze më herët gjatë së hënës, duke fluturuar 3.5 kilometra larg kufirit. Lajmin e ka bërë të ditur me një deklaratë Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Shkelja e kufirit ka ndodhur në Gjirin lindor të Finlandës dhe zgjati rreth dy minuta, tha ministria. “Ne po e marrim seriozisht shkeljen e dyshuar dhe një hetim ka filluar menjëherë”, tha Ministri finlandez i Mbrojtjes Andi Hakanen.

Ky “provokim” i mundshëm rus nuk kishte ndodhur prej rreth dy vitesh, pasi shkelja e fundit e konfirmuar e hapësirës ajrore finlandeze nga avionët rusë ndodhi në gusht të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festa Qoqaj është modelja nga Kosova e cila numëron mbi…