Robertson arrin në Kosovë, Gërvalla: Mik i shquar i Kosovës, kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm

10 qershor 2024 | 23:32

Në orët e vona të mbrëmjes, kryediplomatja Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson.

“Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,” shkruan Gërvalla.

Duke shtuar se, Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

“Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë…