Gjeneral Kadri Kastrati: Përfundimi i luftës është fundi i gjenocidit ndaj Kosovës

11 qershor 2024 | 00:12

Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, që shënuan fundin e gjenocidit të Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës.

Gjeneral Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së dhe njëri nga ish-drejtuesit e UÇK-së në zonën e Llapit, tha për “Lajmet e Fundit” në RTK se dita e përfundimit të luftës është fundi i gjenocidit të ushtrisë dhe policisë së Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës.

Ai ka evokuar kujtimet e 25 viteve më parë, duke theksuar se me sukses i kanë kryer operacionet ushtarake. Ai foli për luftën që UÇK-ja bëri dhe për aleatët: “Ne, me ndihmën e NATO-s, arritëm ta çlirojmë Kosovën”, tha ai. Kastrati bëri të ditur se më 10 qershor UÇK-ja hyri në Prishtinë.

Gjenerali Kastrati tha se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me NATO-n dhe se nuk kishte besuar se lufta do të zgjaste mbi 2 muaj.

“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, personalisht dhoma ime ka qenë në kontakt me Komandën e NATO-s në Kumanovë. Dy herë në ditë kemi kontaktuar me telefon satelitor,” theksoi ai.

“Nuk kam besuar se lufta do të vazhdonte për 78 ditë. Ne e dinim se fundi i luftës ishte afër; furnizimet na ishin shterrur, nuk kishim ushqime dhe kishim njerëz të plagosur,” theksoi gjeneral Kadri Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Marinë të Skënderajt është mbajtur gala koncert për nder…