Kanë nisur procesin e divorcit? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i vunë kyçin rezidencës 60 mln dollarë në Kaliforni

11 qershor 2024 | 11:51

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, prej kohësh përflitet se janë ndarë nga njëri-tjetri, teksa mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë kanë nisur edhe procesin e divorcit.

“Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjënë e tyre. Ata e nisën këtë marrëdhënie shumë optimiste dhe besonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk kanë ndryshuar”, tha burimi.

Ndërkohë gjatë fundjavës, media të shumta raportuan se çifti i famshëm i vendosi kyçin rezidencës së tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni,  vetëm një vit pasi e blenë pronën.

Lopez dhe Affleck blenë shtëpinë me 17 dhoma gjumi dhe 30 banja me para në dorë për 60.85 milionë dollarë në maj të vitit 2023. Sipas TMZ, ata po kërkojnë rreth 65 milionë dollarë për rezidencën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka shpallur konkurs…