De Jong do ta humbasë ‘Euro 2024’

11 qershor 2024 | 12:16

Kombëtarja e Holandës dhe tifozët holandez e kanë marrë një lajm shumë të keq para fillimit të “Euro 2024”. Ylli i mesfushës Frenkie de Jong nuk do të mund të luajë në kampionatin evropian “Gjermani 2024”.

Siç raporton “Voetbal International”, de Jong nuk do të rikuperohet në kohë nga lëndimi, dhe si pasojë do të mungojë në këtë turne. Mesfushori stërvit gjatë gjithë javës me kombëtaren holandeze, por kyçi i këmbës së tij nuk po shërohej fare, kështu që de Jong do të fokusohet te sezoni i ri me Barçën.

Holanda është në grupin D, së bashku me Poloninë, Francën dhe Austrinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina 01 është kampione e Kosovës në futsall për…