Krasniqi: Udhëtimi ynë për t’i realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve është ende në fillim

11 qershor 2024 | 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në “Facebook” për manifestimin e mbrëmshëm në Marinë të Skenderajt për nderë të 25-vjetorit të çlirimit Kosovës.

Krasniqi ka thënë se udhëtimi i popullit shqiptar për t’i realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve është ende në fillim, tek sa ka përmendur edhe mungesën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Nuk kishin si të mungonin, megjithëse padrejtësisht të zbrazëta, karriget e rezervuara pranë bashkëshorteve të tyre, për heronjtë tanë të luftës dhe paqes – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Mbrëmë, mes bukurisë së qetë të Marinës së Skenderajt, historia jonë e lavdishme dhe ëndrrat e së ardhmes u bënë bashkë në një simfoni nderimi, kujtimi dhe feste.

Teksa u mblodhëm për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në vendin ku prehen përjetësisht më të merituarit e lirisë tonë – dëshmorët tanë, emocionet ishin të shumta.

Simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mes të skenës së ngritur me shije dhe elegancë, bënte që secili zë që ngjitej aty – të dukej sikur vinte nga vetë shpirti i kombit tonë.

Nga meloditë emocionuese e deri te interpretimet që preknin zemrën, çdo moment ishte i mbushur me thelbin e rrugëtimit tonë kolektiv.

Nuk kishin si të mungonin, megjithëse padrejtësisht të zbrazëta, karriget e rezervuara pranë bashkëshorteve të tyre, për heronjtë tanë të luftës dhe paqes – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në atë hapësirë të shenjtë, mbrëmë kumboi refreni i përjetshëm i lirisë, një dëshmi e guximit dhe shpirtit të paepur njerëzor që nuk njeh kufi.

Derisa i dhamë lamtumirën natës, ishte mese e natyrshme t’ia rikujtojmë vetes se e kemi për obligim që të mbartim pishtarin e lirisë të ndezur në zemrat tona, të vetëdijshëm se udhëtimi ynë është larg përfundimit.

Në fakt, udhëtimi ynë për të realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve tanë, është ende në fillim.

Faleminderit organizatorëve, posaçërisht mikut tonë amerikan, Benito Mares, për këtë koncert të mrekullueshëm.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!🌹

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra gjermane Nurnberg e ka emëruar trajner ish-futbollistin legjendar të…