Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë

11 qershor 2024 | 13:17

Mision i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka bërë me dije se ushtarët italianë kanë kryer patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se ata edhe e kanë monitoruar këtë zonë.

“Ushtarët italianë nga regjimenti i Bersaglieri, të caktuar në komandën rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, kryen patrullime në këmbë dhe të motorizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka shpalosur disa nga emrat…