‘Eurosport’: Mos nënvlerësoni Shqipërinë, kujdes nga Broja

11 qershor 2024 | 13:21

Media prestigjoze ndërkombëtare “Eurosport”, i ka dhënë një hapësirë të veçantë në analizën që i bënë skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2024”, edhe kombëtares kuq e zi.

“Një ekip ambicioz, këmbëngulës dhe i përgatitur. Kundërshtari i parë i ‘Axurrëve’ në ‘Euro 2024’ është më i vështirë sesa mund të pritet. Kombëtarja e Sylvinhos, në fakt, u kualifikua shumë përpara për kompeticionin e Gjermanisë dhe në ndeshjen në ‘Westfalenstadion’ të Dortmundit ka të gjithë potencialin për të vënë në vështirësi Italinë e Spallettit. Blloku ‘italian’ i përbërë nga Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha dhe Kumbulla kryeson një grup të larmishëm dhe cilësor. Shqipëria është një ekip që nuk i trembet askujt, mund të krijojë probleme të ndryshme për Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Sylvinho praktikon futboll të ekuilibruar në të cilin kujdeset shumë për fazën e mbrojtjes, pa mohuar megjithatë agresionin e menjëhershëm pasi humbet posedimin e topit. Duhet kujdes i veçantë për Armando Broja, i cili pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të dëmtimit, po i afrohet kampionatit evropian me një formë të shkëlqyer dhe një besim të ri”, shkruan ndër të tjera “Eurosport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mision i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka bërë me…