Krasniqi për konferencën e LDK-së: Aty u promovua ‘Rruga e re’, duke i ndarë rrugët me Rugovën

11 qershor 2024 | 14:34

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, e ka kritikuar konferencës që kjo parti e ka mbajtur dje për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Duke e cilësuar këtë konferencë si të çuditshme, ai thënë se aty kanë folur njerëz që nuk e kanë njohur ish-liderin e LDK-së dhe vizionin e tij politik.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se konferenca ka përngjarë në një tubim komemorativ për trashëgiminë e Rugovës në LDK.

“LDK-ja dje ka mbajtur konferencë të çuditshme për Ibrahim Rugovën. Kanë folur disa njerëz që realisht nuk e kanë njohur Rugovën dhe as vizionin e tij politik, kombëtar e humanist. Kushdo që ftohet nga organizatori ka të drejtë të flasë, qoftë dhe mbarë e mbrapshtë siç kanë folur disa dje. Por LDK-ja nuk ka të drejtë morale të ftojë gjithsekënd, nëse synon të mbetet si vazhduese e vizionit të Rugovës. Ama konferenca e djeshme më shumë u duk si tubim komemorativ për trashëgiminë e Rugovës në LDK. Dje aty u promovua ‘Rruga e re’, duke i ndarë rrugët me Rugovën. Po të ndiqej nga Abdixhiku vizioni i Rugovës, nuk do të shpallej ‘rruga e re’. ‘Rruga e re’ është shkëputje nga rruga e vjetër e Rugovës. Është një “Rilindje” brenda LDK siç e ka bërë Rama “Rilindjen” brenda PS-së. Me gjasë Rama është ftuar në konferencë, për të sjellë përvojat e tij ‘rilindase’. I vetmi problem në këtë eksperiment është që LDK nuk është si PS dhe as Abdixhiku nuk mund të bëhet si Rama”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë garës FIBA 3x3 Europe…