Haxhiu: Askush nga partnerët ndërkombëtarë s’i beson Kurtit

11 qershor 2024 | 14:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se ideja e kryeministrit Albin Kurti për ta dërguar draft-statusin e Asociacionit nga emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në komisionin e Venecias, është gënjeshtër e radhës.

Ai ka adresuar kritika të mëdha ndaj shefit të qeverisë për “ndryshim qëndrimesh”, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e PDK-së që të përfshihet në dialog me Serbinë.

“Është pak problem edhe për neve me jep përgjigje në aspektin sa herë po gënjen Albin Kurti ose po i ndryshon qëndrimet ai dhe është goxha problematike me mbajt konsistencën në raport me atë që ai ndryshon vazhdimisht. Ne kemi deklaruar në fillim të këtij mandati që në raport me Serbinë, nëse kemi të bëjmë më marrëveshje finale me Serbinë me njohje reciproke, PDK-ja ka qenë e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut”, ka thënë Haxhiu për “EO”.

Sipas deputetit të PDK-së, Kurti vazhdimisht ka ndryshuar qëndrimet e tij dhe si pasojë e kësaj, Kosova ka pësuar vetëm dëme, nisur nga sanksionet e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se askush nga ndërkombëtarët nuk i beson Kurti

“Kemi pas disa ‘Albin Kurta’ të cilët i ndryshojnë qëndrimet, herë tjetër gjë për partnerët ndërkombëtarë e tjetër gjë për ata analfabetët funksional për të cilët flet ai dhe në fund kemi Kosovën tash e një vit nën sanksione nga BE-ja dhe ka përkeqësim të raporteve me partnerët strategjik ShBA-në, NATO-n dhe BE-në. Dhe kjo ka çuar në një situatë ku më askush si beson Albin Kurtit nga partnerët ndërkombëtarë dhe kemi një izolim të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa sa i përket mos-konsultimit mes Kurtit dhe Osmanit për ta dërguar letrën në Këshillin e Evropës, deputeti nga PDK-ja ka thënë se nuk është diçka e re.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina do të marrë 1.5 miliardë euro nga asetet e…