Zyrtare: Nazmi Gripshi largohet nga Ballkani

11 qershor 2024 | 18:48

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar për largimin e futbollistit Nazmi Gripshi.

Pas përfundimit të marrëveshjes së tij në Suharekë, Gripshi nuk do ta vazhdojë më të ardhmen te Ballkani.

“Faleminderit Nazmi Gripshi! Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durrësi ka përfunduar, andaj klubi e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruante në komunikatën e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të martë ka bërë…