Promovohet libri: “HISTORIA E KOMBIT NË KËNGË” i autorit Kajtaz Krasniqi: Homazh i gjallë për heronjtë shqiptarë

11 qershor 2024 | 23:05

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës u mbajt një ngjarje kulturore e rëndësishme, promovimi i librit “HISTORIA E KOMBIT NË KËNGË” nga arsimtari dhe muzikanti Kajtaz Krasniqi. Ky libër, i cili përmban 24 këngë me tematikë patriotike dhe historike, është një kontribut i çmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ngjarja u ndoq nga shumë figura të njohura publike, përfshirë veteranë të arsimit, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të burgosur politikë dhe arsimtarë. Promovimi ishte një përmbledhje e përkryer e vlerave atdhetare dhe arsimore që Kajtaz Krasniqi ka sjellë ndër vite përmes punës së tij.

Paneli i ftuar për promovimin përfshinte Fadil Javori, kryetar i Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, dhe recensentët e librit Rexhep Hasani dhe Izet Shala. Fadil Javori, në fjalën e tij, theksoi se ky libër, megjithëse i vogël në vëllim, është i madh në veprimtari, duke e cilësuar atë si një burim të çmuar për rapsodët e ardhshëm.

Recensenti Rexhep Hasani theksoi se “HISTORIA E KOMBIT NË KËNGË” është një pasuri për ata që e duan këngën, poezinë dhe atdhedashurinë. Sipas tij, autori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në pasqyrimin e jehonave të luftëtarëve të mëdhenj shqiptarë përmes këngëve të tij.

Izet Shala, një tjetër recensent i librit, foli gjerësisht për rëndësinë e këtij botimi, duke e vlerësuar kontributin e Kajtaz Krasniqit në ruajtjen e melodive instrumentale dhe valleve kombëtare, si dhe pjesëmarrjen e tij në festivale të ndryshme komunale, regjionale dhe kombëtare. Ai theksoi se ky libër sjell në pah historinë e lavdishme të kombit shqiptar përmes këngëve kushtuar heronjve si Skënderbeu, Hasan Prishtina, Adem Jashari, dhe shumë të tjerë.

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, në fjalën e saj, vlerësoi lart punën e Kajtaz Krasniqit, duke e cilësuar atë si një mësues dhe krijues të veçantë që ka dhënë shumë për arsimin dhe kulturën shqiptare.

Në një fjalë rasti, mësuesi dhe ish-ushtari i UÇK-së, Agron Krasniqi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlerësoi punën e Kajtaz Krasniqit si mësues dhe veteran i arsimit. Promovimi përfundoi me një performancë emocionuese nga nxënësja e SHFMU “Hasan Prishtina”, Egzona Krasniqi, e cila këndoi këngën “Qameria ime” të shoqëruar me violinë nga autori i librit, Kajtaz Krasniqi.

Ky promovim ishte një dëshmi e gjallë e vlerave kombëtare dhe kulturore që Kajtaz Krasniqi ka sjellë përmes librit të tij, duke ngjallur ndjenja të fuqishme atdhedashurie dhe krenarie kombëtare tek të pranishmit.

Fjala e plotë e recensenti të librit, Izet Shala:

Treva e Llapushës, më ekzaktësishtë, disa nga venbanimet e territorit të Komunës së Malishevës, njihen për autodidaktimin e prodhimit të këngëve nëpër periudha historike e të përcjellura brez pas brezi nga populli dhe familja e këto këngë e rapsodët tanë i kanë kënduar në gëzime e darsma nëpër oda shqiptare, por edhe kulla këngët me motive të ndryshme, që nga ato patriotike, lirike, elegjiake e historike, por të shkruara dhe të përmbledhura në libra edhe dje , por edhe sot, janë të pakta si tekste, pa përjashtuar studiuesit e folklorit dhe rigjistruesit e këngëve në radio, tv dhe cd.
Sot, është për ta përgëzuar dhe vlerësuar, tekstshkruesin dhe instrumentalistin, Kajtaz Krasniqin, që na erdhë me prurjen e re të veprës, ‘Historia e kombit në këngë’, ku edhe si mësimdhënës edhe si krijues i teksteve, melodive instrumentale, valleve kombëtare e pjesëmarrëjeve të shumëta nëpër festivale komunale, regjionale e kombëtare me nxënës dhe të rritur , ka bërë që finalja të kurorizohet me këtë vepër që ngjallon historinë tonë kombëtare, që nga Skënderbeu, Hasan Prishtina , Adem Jashari e deri të dëshmori i atdheut, nga fshati Tërpezë, Afrim Krasniq. Pra, autori me mjeshtëri dhe përvojnë që ka , ka krijuar tekste këngësh me vlera artistke dhe historike, si për dëshmorët, diplomatët si Hasan Prishtina, intlektualët si Ukshin Hoti, por edhe për vazhdimësinë e luftëtarëve shqiptare të çiftëve si Azem Bejtën e Shotë Galicën dhe Fehmi e Xhevë Lladrovcin- Krasniqin.
Autori Krasniqi, nuk e ka lënë anash as, nxënsin me të cilët ka punuar dhe është frymëzuar si dhe i ka intrepretuar këngët, për shkollën, zilen , stinën e pranverës, që të jep të kuptosh se Krasniqi ka vjelur mjeshtrisht dhe profesionalisht edhe melosin popullor të pasur që ka treva jonë, por ajo që e ka veçuar këtë tekstshkrues dhe instrumentalist, është edhe krijimi i valleve polifonike çame, e viseve tjera shqiptare, kjo edhe më shumë ja rritë vlerën librit dhe e pasuron folkoristikën tonë kombëtare.
Disa nga këngët që pasqyrojnë të kaluarën tonë të largët shekullore e historike, krenare për kombin dhe qytetrimin evropian, është edhe kënga kushtuar kryetrimit legjendar Skenderbeu- e ku vargu kulmon kështu.
Ecin kohëra,
Shekujt kalojnë,
Gjergjit të kombit,
po i këndojmë,
Ndërsa ‘Këngë për Adem Jasharin’, rimon frymën Skënderbegiane, dhe kjo metrikë e ndërtimin krahasimtar e dy legjendarëve të kombit tonë nëpër shekuj që është përcjellur e deri sot të autori Krasniqi, ruan fuqinë dhe atdhedashurinë në gatishmërinë breziane për sakrificë të lirisëm kombëtare. Sa me ndjeshmëri i thurrë vargjet , Krasniqi, për Komandantin.
E rriti nana në djep me lula,
Tuj knu këngë tuj knu ninulla.
U rritsh bir si fiku e shegu,
Mu bafsh trim si Skenderbegu.
Autori, nuk e shkëput historinë e këngës por e bashkëngjizë fortë nyj, këtë e dëshmon edhe ‘Kënga kushtuar grykës së Llapushnikut’ e që vargu ia thotë.
Po i këndojmë Grykës së Llapushnikut,
Po u këndojmë trimave te Çelikut,
Po pyet Sharri, pyet Tetova,
Vallë ku gjendet Kumanova?
E ndërsa ‘Kulla e Xha Shabanit’ përgjigjet ‘Po këtu jam N’Kala të shqiptarisë,
Po këtu jemi me Trimat e lirisë. dhe vazhdon jeohna e këngëvs dhe pushkëve si të ‘Këngë kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit’
Digjen shpijat, dridhet toka,
Mos u ngjall e Azemit e Shota,
Oj nanëLoke mos t’qajnë fëmija,
Luftë po bëjnë Xheva Fehmija. Kurse po aq ndjesisht e folklorizon në vargje dëshmorin Afrim Krasniqit – nga Tërpezë, sepse atë e kishte frymëzuar për liri me tokën e bekuar e ujët e kroit të Vrellës së Tërpezës, e më posht kënga thotë:
‘Lum nanëLokja që e rriti
Këtë djalosh zog petriti
E rriti shtatin n’bjeshkë t’Tërpezës,
Tuj pi ujë te kroni i Vrellës.
dhe vazhdon lufta e vazhdon kënga për dëshmorin e Llapushës: Ali B. Zogaj – Lladrovc
Ali Zogaj nga Lladrovci,
Babai i tij ishte Bajram Bobi
Që n’betejën e Kolashinit,
Bac Bajrami rroki martinën
Me i tregu shkajut kufinin.
Sikurse e cekëm më lartë, autori ka shkruar edhe përnxënësit, mësimdhënësit, fsahtin , zilen e shkollës, stinët dhe mbarë trojet shqiptare si
‘Unë jam një vajzë dardane,
Shumë i dua trojet shqipëtare
Shkup, Ulqin e Çamëri,
Du flamurin kuq e zi.
Kjo është vepra parë e autorit dhe e përgëzojmë, njëherit presim edhe ndonjë vepër të re nga ai, pasi përvojën që ka nëpër shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare, shkollore dhe në odat shqiptare, kjo na përmbushë kërkesën tonë për autorin dhe në një farë mënyre e obligojmë, përgëzime për veprën ‘HISTORIA E KOMBIT NË KËNGË’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lediona Hajdari, 17 vjeçarja nga Drenasi, e cila mori lëndime…