Sveçla dhe Balla vizitojnë sot pikën e kalimit kufitar në Vërmicë

12 qershor 2024 | 10:48

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Ballka do ta vizitojnë sot (e mërkurë) pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Siç është thënë në njoftimin e MPB-së, autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avancimit të realizimit të kësaj marrëveshje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me futboll e nisi në KF Hajvalia, e që nga…