Tahiri uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Udhëheqja dhe Amerika e sollën lirinë pas 100 vjetësh

12 qershor 2024 | 11:01

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe aktivistja e dalluar e çështjes kombëtare, Edita Tahiri, ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit.

Ajo ka thënë udhëheqja dhe Amerika e kanë sjellë lirinë pas 100-vitësh robërie.

“E gëzofshim përjetë Ditën e Çlirimit – populli trim. Udhëheqja dhe Amerika e sollëm lirinë pas 100 vjet robërie! Krenari dhe lavdi për të gjithë. Lavdi të rënëve për liri. Flamuri shqiptar na priu”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e shkuara…