Dita e Çlirimit, Kurti: BE-ja është familja jonë e synuar politike, NATO-ja destinacioni ynë ushtarak

12 qershor 2024 | 11:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shënimi i Ditës së Çlirimit e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen e vendit.

Në seancën solemne, Kurti ka thënë se “25 vjet pas çlirimit duam marrëdhënie të mira me fqinjët, me njohje dhe pa sulme.

Më tutje, Kurti ka thënë se destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë Kurti. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe aktivistja e…