Begaj për Adem Jasharin: Burra të tillë rrallë i lindë historia

12 qershor 2024 | 11:10

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Një fjalë rasti në këtë seancë ka mbajtur edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai ka kujtuar kontributin e madh të presidentit Ibrahim Rugova dhe të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Më tutje, Begaj ka përmendur edhe sakrificën e familjes Jashari, të cilët e ka quajtur “flakadanë të lirisë”.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia”, ka thënë Begaj.

I pari i shtetit shqiptar ka rikujtuar edhe trimat e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shënimi i…