25 vjet çlirim, Reka uron qytetarët e falënderon luftëtarët e lirisë dhe NATO-n

12 qershor 2024 | 12:30

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka shkruar për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai ka uruar për këtë datë historike qytetarët e Kosovës, ndërkaq ka falënderuar luftëtarët e lirisë dhe aleancën veriatlantike.

“Aleatët euro-atlantik, javën e kaluar festuan 80 vjetorin e mposhtjes së nazizmit hitlerian, e Kosova sot po kremton 25 vjetorin e çlirimit nga fashizmi millosheviqian. Para tetë dekadash, zbarkimi i aleatëve në Normandi dhe para çerek shekulli hyrja e NATO-s në Kosovë, pas ndërhyrjes ajrore 78 ditëshe; i dhanë fund dy regjimeve gjenocidale. ‘D-Day’, shënoi desantin trans-atlantik krah rezistencës së armatosur franceze. Hyrja e tankeve britanike të KFOR-it, shënoi zbarkimin e trupave veri-atlantike, në vijim të luftës çlirimtare të UÇK-së. Derisa Republika e Kosovës, u ngrit nga hiri i luftës, në një rrëfim suksesi të shtet-ndërtimit demokratik; Beogradi, nuk ndryshoi as pas çerek shekulli. Agresioni në Banjskë vjet dhe “Kuvendi Pan-Serb” sivjet, dëshmuan se Serbia mbeti e njëjta: hegjemoni militariste, e papenduar për të kaluarën e saj gjenocidale. Falënderim luftëtarëve të lirisë dhe aleancës veriatlantike. Kosovë, urime dita e çlirimit!”, ka shkrua Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Xhemail Lladrovci Pas 12 qershorit të vitit 1999 ndryshoi…